Qysh u sulmue Konsullata e Kosovës në Cyrih!

Natën në mes të Diellës dhe të Hanës, persona të panjoftun kanë depërtue në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Me këtë rast, janë vjedh pajisjet e videokontrollimit, të instalueme në ambientet e Konsullatës, shprehen zyrtarët e Konsullatës.

“Në mëngjes kur kemi fillue punën, kemi pa gjurmë të dyshimta në zyrë prandaj kemi alarmue policinë. Mbas ardhjes në vendin e ngjarjes, ajo ka ardh në përfundimin se në lokalet tona ka pas ndërhymje nga jashtë. Ajo që asht konstatue asht se janë vjedh pajisjet për video-kontrollim”, thonë për albinfo.ch zyrtarët e Konsullatës së Republikës së Kosovës.