Kush e vendos Kosoven në mesin e vendeve ma të korruptueme!

Organizata ndërkombëtare Transparency International e ka radhit Kosovën në mesin e vendeve ma të korruptueme në botë, me nji kulturë të pandëshkueshmënisë ndaj zyrtarëve të perfshimë në aferat korruptive dhe me institucione jo shumë të qendrueshme për luftimin e kësaj dukunie.

Raportet ndërkombëtare e radhitin Kosovën në vendin e 103’të në shkallë botnore për nivelin e korrupcionit, tue e vendos atë në nji vijë me vendet ma të korruptueme në botë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Kosovën, në nji raport të vitit të kaluem të Transparency International, u radhitën si vendet me nivel të naltë të korrupcionit, megjithëse me dallime në shtrimjen në tabelë.

Në bazë të nji raporti të Transparency International, Kosova nuk ka shënue përparime në krahasim me vendet e tjera dhe në shumë segmente asht e ngjashme me Shqipninë.