Kush e xhelozoi presidentin Thaçi sot në Austri dhe për çfarë arsye?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka marrë pjesë në Kongresin Paneuropian në Vjënë në panelin me presidentë të rajonit, ku asht folë për procesin e integrimeve europiane të rajonit.

Presidenti i Lëvizjës Paneuropa në Austrisë, Karl von Habsburg asht shprehë i nderuem me pjesëmarrjen e presidentëve të rajonit në këtë Kongres.

“Jam shumë i lumtun që jeni me neve sot këtu në Kongresin Paneuropian. Duhet të them që kam nji llojë xhelozie me ju. Ju keni pas privilegjin që në nji ditë, më 17 Fror 2008, si kryeministër të shpallni pamvarësinë e shtetit tuej. Këtë knaqësi nuk e kam pas unë kurrë”, ka thanë von Habsburg, i cili asht djali i njanit nga mbështetësit ma të mëdhaj të Kosovës, tashma i ndjerë, Otto von Habsburg.