Kush fitoi në Mal të Zi? Pozita e Opozita po pretendojnë shumicën mbas zgjedhjeve!

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në pushtet e kryeministrit, Milo Dukanovic edhe opozita kambëngulin se kanë shumicën e vendeve në Parlament për me qeveris vendin.

“Rezultatet tregojnë se opozita ka fitue tue pasë 42 vende në parlament”, deklaroi Emilo Labudovic, anëtar i Frontit Demokratik (DF), forca kryesore e opozitës.

Parlamenti malazez ka 81 vende. Nderkohë, Predrag Sekulic, anëtar i DPS’s, ngul kambë që partia e tij ka marrë e vetme 36 mandate dhe, së bashku me mandatet e aleatëve, ka arritë në 43 vende.

Zgjedhjet në Mal të Zi u shoqnuen me parregullsi dhe incidente që kanë ndodh në disa vendvotime.

Kështu, në gjashtë vendvotime në Rozhajë ka pasë konflikte, përleshje dhe arrestime të dheta personave.

“Ngjarjet në gjashtë vendvotimet në Rozhajë paraqesin shkeljen ma të madhe të procedurave zgjedhore gjatë ditës. Vezhguesit e CEMI’t raportuen për përleshje masive në 6 qendra votimi në Rozhajë. Në vazhdën e incidentit u ndalue votimi”, deklaroi Marko Savic nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI).

Të drejtën për me votue në zgjedhje e kishin 528 mijë e  817 qytetarë të Malit të Zi për me zgjedh në mesin e 1129 kandidatëve për parlamentin 81 anëtarësh.

Gjithashtu, lajmi kryesor që shenoi ditën e djeshme të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi ishte arrestimi i 20 personave nga Serbia, ndërsa nji person asht në kerkim nën dyshimin se kanë krye në territorin e Malit të Zi veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën penale të terrorizmit.