Kush i bani ofertë konkrete Ramiz Kelmendit!

kelmendi

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka konfirmue për Indeksonline takimin mes tij dhe liderit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim Kelmendi tha se ka pas ofertë nga AAK me u kthye përsëri në këtë parti, por kësaj here ai nuk don me nxitue me marrë vendim.

“Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj ka kerkue nji takim, mbasi ka ndigjue se kam dhanë dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës. Ftesën për këtë takim une e kam pranue, sepse kam marr nji vendim që të kem nji bashkëpunim mes politikave. Kemi bisedue, kam pas oferta konkrete, por kësaj radhe kam me numerue deri në 10, per mos me ra në nji vendim të nxituem emocional. Mbasi numeroj deri ne 10, kam me vendose kah du me shkue”, ka thanë Kelmendi.

Kelmendi tha se asht politikan pa vija të kuqe dhe nuk ka me aderue diku ku nuk mundet me i realizue qellimet e tij.

“Nuk kam ndonjë vije të kuqe, nuk kam me aderue diku ku nuk e gjej veten, por aty ku kam me i realizue synimet e mia primare. Për mue nuk asht e randësishme me qenë deputet i ndonji partie, por qëllimi im asht me i realizue synimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës sa ma shpejtë”, ka thanë Kelmendi.

 

Haradinaj-Kelmendi