Kush i ka listat e kriminelëve serb në Kosovë!

Organet e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk posedojnë asnji listë të vetme lidhun me personat e dyshuem për krime në Kosovë, gjatë periudhës së luftës 1998-99.

Nji listë të tillë të ushtarakëve apo personave të armatosuna për të cilët ka shenime që kanë marrë pjesë në kryemjen e krimeve të randa si masakrime, pushkatim, therje të popullsisë civile dhe dhunimin e femnave e posedon vetëm Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit (EULEX) i cili për ‘target’ ka ndjekjen e tyne, shkruen Indeksonline.

Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK’s, Naim Rexha ka konfirmue se EULEX’i asht i vetmi institucion që ka emnat e personave të cilët kanë krye krime gjatë periudhës së luftës.

Kështu, simbas tij, Policia e Kosovës nuk ka asnji listë të vetme.

Megjithatë, ai thotë se janë disa zyrtarë të PK’s të cilët bashkëveprojnë në kuadër të Njisisë së krimeve të luftës së policisë së EULEX’it.