Kush i kerkoi pare Ermira Mehmetit për inçizimet!

ermira

Deputetja e BDI’s, Ermira Mehmeti, që së fundi ishte pjesë e nji audio incizimi me përmbajtje seksuale ku ajo ishte e përfshime në nji bisedë më bashkëpartiakun e saj Musa Xhaferi ka dhanë mendimin e saj mbi këtë çashtje në Opinion në TV Klan.

Ajo ka thanë se asht shantazhu në këtë rast.

“Më kanë shantazhu e kercënu, edhe tue më kërkue pare. Kjo asht formë tipike e shantazhit politik për të më diskreditu, për të më shkatërru karrierën politike,” ka thanë Mehmeti në Opinion.

Ma tej deputetja Mehmeti ka thanë se në disa momente ka qenë zani i saj në video, por si tanësi ajo asht e montueme dhe ka tregu se e ka denoncu rastin në prokurori.

Gjithashtu këtë ngjarje e ka cilësu si goditje për politikanët që duen ndryshim në Maqedoni.

“Ne video asht edhe zani im në ndonji moment për t’i dhanë hije vërtetësie, por pjesët e tjera janë të montueme. Në kohën kur unë pretendoj nji post politik, u bana viktima e nji incizimi të tillë.”

“Esenca qendron te fakti se: me çfarë plumbash e artilerie goditën politikanët shqiptarë që duen ndryshimin në Maqedoni”, tha ajo.

“Nuk kam reagu me vonesë, kisha punë me denoncimin në prokurori. Goditja ishte e madhe për mue e familjen time, po i mbledhim forcat që ta tejkalojmë këtë gjendje.”
Ajo ka thanë se këto lloj montimesh nuk janë asgja e re për shqiptarët, jemi mësu t’i diskreditojmë kundërshtarët tanë ne këtë mënyrë. Nuk mendoj se BDI ka ba diçka të tillë,” ka thanë Mehmeti n’Opinion.