Kush i ndali punimet në Luginën e Diellit?

E nisun disa ditë ma herët në Zveçan nji ndërtim i madh i financuem nga Serbia asht ndërpre sot.

Burime të KP nga komuna e Zveçanit bajnë të ditun se sot punët në këtë vend që quhet “Lugina e Diellit” janë ndërpre.

Simbas këtyne burimeve, ndërpremja ka ardhë mbas nji takimi që kryetari i Zveçanit, Vuçina Jankovic ka pasë me ministrin e Ambientit Ferid Agani dhe ministrin e Pushtetit Lokal Lubomir Maric.