Kush ishin të parët që e uruen Haradinajn?

Kryeministri i sapozgjedhun i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë urime nga liderët e Shqipnisë si dhe senatori, Eliot Engel.

“Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel. Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata”, ka shkrue Haradinaj në Facebook./Rrokum.TV