Kush ishte lideri i sulmeve terroriste të Parisit!

Autoritetet franceze thonë se e kanë identifikue komandantin e sulmeve terroriste të 13 Nandorit në Paris, dhe se e dinë se Abdelhamid Abaaoud, i vramë disa ditë mbas sulmeve nga policia, ka luejt nji rol ma të vogël në sulme.

Disa dokumente zyrtare të publikueme së fundmi citojnë dëshmi të Bernard Bajolet, shefi i sigurisë së mbrendshme franceze, të cilat ai i ka ba në nji hetim parlamentar sekret rreth aktiviteteve kundër terroriste në Francë më 24 Maj të këtij viti.

Bajolet nuk ka tregue se për atë autoritetet mendojnë se ishte komandanti, apo nëse ai person jeton apo ka vdek, raporton Reuter.

Abaaoud, ishte përshkue fillimisht si lideri i sulmeve me armë dhe bomba në sallën e muzikës “Bataclan”, në restorantet dhe lokalet e Parisit, si dhe në stadiumit “Stade de France”, ku 130 njerëz u vranë.