Kush janë 3 ndotësit ma të mëdhaj n’vend

tymiii

Instituti Riinvest së bashku me USAID dhe partnerët e tij sot prezentuen të gjetunat e raportit “Mbrojtja e mjedisit në 16 komuna”, ku u tha se ndotësit kryesor të mjedisit natyror janë KEK’u, Ferronikeli dhe Sharrcemi.

Ata kanë vezhgu komunën e Pejës, Klinës, Istogut, Gjilanit, Novobërdës, Parteshit, Ranillugut, Kllokotit, Shtërpcës, Vushtrrisë, Obiliqit, Graqanicës, Mitrovicës së veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Kjo analizë asht bazu në informacionet e marra nga intervistat e detajueme me zyrtarë të komunave të cilat janë përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest Alban Hashani tha se asht mjaft e randësishme çashtja e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë kur dihet se sa shumë ndotës ka.

Menaxherja e USAID në Kosovë, Perihane Ymeri tha se qeveria amerikane do të mbështes komunat e Kosovës për shërbime ma të mira për popullatën.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani tha se prioritet i Ministrisë që drejton ai asht mbrojtja e mjedisit në Kosovë.

Ai gjithashtu konstatoi se Kosova asht në proces të ristrukturimit të sektorit të mjedisit me synim të zhvillimit ekonomik me standarde euopiane.