Kush janë 4 kosovarët e zhdukun që po i kerkon Interpoli

Xhemshit Jashari (44), Etem Hajdini (78), Xhezide Beqiri (44) dhe djali i saj Benit Beqiri (11), janë katër kosovarët e zhdukun prej kohësh të cilët publikisht kerkohen nga organizata ma e madhe ndërkombëtare e policisë, Interpol, shkruen Indeksonline.
Por, numri i të zhdukunve gjithnji simbas Interpolit, në Shqipni asht dukshëm ma i naltë se në Kosovë.

Të dhanat tregojnë se në Shqipni Interpoli kerkon 144 shtetas shqiptar të cilët janë zhduk në forma të ndryshme, e që shumë prej tyne janë femi dhe të gjinisë femnore.
Ndryshe nga Kosova që nuk ka bashkëpunim direkt me organizatën ma të madhe ndërkombëtare të policisë, Shqipnia asht pjesë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Interpol Tirana ka nji staf prej 15 njerëzve special dhe oficer të telekomunikacionit.

 

autoret