Kush janë 5 ambasadorët që MPJ po i kthen n’Kosovë!

Pesë ambasadorë të Kosovës të emnuem që nga viti 2008 pritet me u kthye shpejt në Kosovë.

Tashma Ministria e Jashtme e Kosovës, mbas koordinimit me Presidencën dhe Qeverinë, ka me nisë zyrtarisht tërheqjen fillimisht të pesë ambasadorëve të cilën janë në shërbimin diplomatik që në vitin 2008 dhe kanë arritë pothuejse dy mandate.

Gazeta Express meson nga burime mbrenda MPJ’s se këta janë ambasadorët që do të kthehen në Kosovë:

Ambasadori Ilir Dugolli nga Suedia; Ariana-Zherka nga Çekia, Shkendije Geci nga Kroacia, Avni Spahiu nga Turqia dhe Nexhmi Rexhepi nga Sllovenia.

Me kthimin e tyne, dhe të disa ambasadorëve ma parë që tashma janë ba publik, pritet edhe të nivelizohet numri i ambasadorëve që janë në shërbimin diplomatik.