Kush janë 5 deputetët qe i kanë kuletat plot!

Deputetët me ma së shumti para të gatshme janë Ramiz Kelmendi (2 milionë e 869 mijë e 494 euro), Fatmir Rexhepi me 346 mijë e 820 euro, Blerim Shala me 225 mijë e 137 mijë euro, Nait Hasani me 192 mijë e 767 euro dhe Besim Beqaj me 138 mijë e 250 euro.

Deputetët e Republikës së Kosovës, në deklarimin e pasunisë për vitin 2016, kanë deklarue se në gjithsejtë para të gatshme kanë mbi 5 milionë euro.

Kjo shifër asht nxjerrë nga KDI, mbasi që pasunia e deputetëve kosovarë asht publikue nga Agjencia Kundër Korrupcionit (AKK).

Simbas këtij hulumtimi nga KDI, të hynat vjetore të deputetëve nga Kuvendi arrijnë në mbi 2 milionë e 400 mijë euro, plus mbi 550 mijë euro tjera që shkon në total mbi 2 milionë e 980 mijë euro.

16 deputetë nuk e kanë deklarue fare pasuninë, kurse 27 të tjerë kanë raportue 0 euro para të gatshme, shkruan lajmi.net.

Derisa deputetët me ma së shumti të hyna vjetore dhe mëditje nga Kuvendi janë Kadri Veseli, Sabri Hamiti, Duda Balje, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

 

deklaraimi-pasurise