Kush janë Al Kaponet e Shqipnisë?

ngjela

Spartak Ngjela

 

 

 

“Kështu i cilësoi pushtetarët e Shqipërisë ambasadori amerikan dje. Doni ta dini cilët jane:
Këta birbore të Saliut që janë lëshuar si banditë sot në Parlament. Është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Vërtet mendojnë këta vjedhes ordinerë se mund ta ndalojnë procesin demokratik për moralitetin shqiptar; për drejtësinë dhe antikorrupsionin në Shqipëri? Naivë që qajnë brenda vetes dhe i shërbejnë dekadencës Berisha në Shqipëri.
Nuk kanë mundësi. Dekadenca politike e një figurë të mospranuar shoqërisht, nuk ka destinim tjetër veç asaj të ndëshkimit.
Çdo krizë që degradon në Dekadencë morale, nuk ka shpëtuar në asnjë shoqëri. Dhe, sidomos, kur kjo Dekadencë është e shënjuar nga politika amerikane.
Pse ngulmojnë amerikanët për një Moralitet shqiptar në qeverisjen e sotme?
Ballkani është përparësi e politikës perendimore; kurse shqiptarët e provuan se, edhe pse 500 vjetë nën thunder orientale dhe otomane, janë sot shoqëria më proamerikane dhe më properëndimore në Ballkan. Vlerë e madhe e shqiptarëve kjo, që pa dyshim do të jenë shumë shpejt epiqendra e tregut ballkanik. Kështu thotë edhe politika gjermane.
E shihni sa qesharakë janë vjedhësit e shqiptarëve që mendojnë se me Dekadencën Berisha të destabilizojnë Shqipërinë? Këtë kërkojnë sigurisht edhe bandat e Metës.
Ku shkoni o te mjere…pse, me paaftësinë tuaj mendore, vërtet mendoni se do të mposhtini destinin dhe perspektivën shqiptare; sot, kur interesi shqiptar është i njësuar më intresin amerikan dhe gjerman në Ballkan? Lojë kalamajsh do quhet nga historia, dëshira e Saliut dhe taborit të tij për destabilizimin e Shqipërisë në këtë kohë të humbur për ta.
Nuk ke rrugë tjetër Sali… prano qetësisht dekadencën tende, dhe mos vijo më të luftosh me Mullinjtë e Erës. Nuk mund ta mposhtësh dot më progresin shqiptar as ti, dhe as Meta. Sola spese vctis, nulam sperare salutem. .. E vetmja shpresë e të mundurit është të mos ketë asnjë shpresë. ..kështu thoshin gjeneralët e mëdhenj romake, kur fitonin betejat.
Asgjë nuk e ndryshon dot më: Reforma shqiptare drejtohet nga nukli i demokracisë së sotme botërore. Në shqiptarët jemi në pragun e suksesit tonë perëndimor dhe moral”.