Kush janë deputetët ‘milioner’ në Shqipni (Lista)

Open Data Albania” (ODA) ka publikue të dhana për pasuninë e deputetëve shqiptarë gjatë vitit 2015.

Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasunive dhe konfliktit të interesit.

Deputetët duhet me dorëzue në fillim viti nji deklaratë ku bahen të dituna të ardhuna, shtesa apo pakësim të pasunisë për dymbëdhjetë muej të vitit të fundit.

Në hulumtimin e ODA asht ba renditja dhe kategorizimi simbas burimit të ardhunave, e në fund për totalin e të ardhunave të krijueme në vitin 2015.

Tom Doshi – 129 milionë lekë
Anastas Angjeli – 58 milionë lekë
Sali Berisha – 55 milionë lekë
Sherefedin Shehu – 40 milionë lekë
Omer Mamo – 34 milionë lekë
Astrit Veliaj – 29 milionë lekë
Gramoz Ruçi – 22 milionë lekë
Namik Dokle – 19 milionë lekë
Shkëlqim Selami – 18 milionë lekë
Ilir Xhakolli – 17.8 milionë lekë
Olta Xhaçka – 17.1 milionë lekë
Piro Kapurani – 17 milionë lekë
Gjovalin Kadeli – 16.2 milionë lekë
Florjon Mima – 15.3 milionë lekë
Dashamir Kamberi – 14.6 milionë lekë
Artan Gaçi – 14.6 milionë lekë
Ilir Meta – 13.1 milionë lekë
Mimoza Hafizi – 12.6 milionë lekë

-Deputeti ma i paguem për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton Anastas Angjeli, i cili ka të ardhuna nga Kuvendi në vlerën 2.6 milionë lekë, dhe të ardhuna nga mesimdhanie në universitete jo publike rreth 2.9 milionë lekë.

104 deputetë kanë deklarue se kanë të ardhuna nga paga dhe shpërblime të punës vetëm për funksionin e deputetit.

Ndërsa pjesa tjetër kanë edhe të ardhuna nga paga dhe shpërblime edhe në detyra të tjera si anëtarë të Këshillit të Ministrave apo pranë institucioneve të edukimit universitar.