Kush janë dy emnat ma të lakuem për kryeparlamentar?

Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi janë emnat ma të lakuem në koalicionin PAN si kandidatë të mundshëm për kryeparlamentar nëse vendos përfundimisht të tërhiqet Kadri Veseli nga kandidatura.

Shefi i PDK, Kadri Veseli, gjatë nji interviste të Ejten në RTK ka deklarue se asht i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA e votojnë qeverinë “Haradinaj”.

“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë nju kandidat tjetër nga PDK’ja, si dhe në të njajtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin, Ramush Haradinaj, dhe menjiherë e propozoj nji kandidat tjetër për kryeparlamentar”, kishte deklarue Veseli.