Kush janë dy kandidatët për drejtor të Antikorrupcionit!

Burim Sadiku e Shaip Havolli kanë hye në rrethin e ngushtë për drejtor të ri të Agjencisë Kundër Korrupcionit.

Ata kanë marrë ma së shumti pikë nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, i cili ka udhëheq procesin e perzgjedhjes së drejtorit të ri të AKK’s.

“Komisioni në fund të intervistimit ka përzgjedh dy kandidatë: Burim Sadikun dhe Shaip Havollin. Në bazë të Ligjit për AKK’n, Komisioni i propozon dy kandidatë për seancë plenare, e mandej përzgjedhja e drejtorit bahet mbas votimit të msheftë”, ka thanë Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.