Cilët janë dy kandidatët për me u ba Sekretar Shteti n’Amerikë!

Për presidentin e sapozgjedhun Donald Trump ka fillue puna e zgjedhjes së nji kabineti dhe përgaditjes për kalimin e pushtetit në duert e tij me 20 Kallnor.
Nji post vendimtar për ata që ndjekin politikën e jashtme amerikane asht ai i Sekretarit të Shtetit.
Këtu Donald Trump mendohet se po shqyrton të paktën dy kandidatura.
Nga pikëpamja e ngushtë e raporteve me Kosovën, pika ma nevralgjike në Ballkan dhe në trojet shqiptare, njana prej kandidaturave asht në dukje shumë e mirë, tjetra shumë e keqe.

Shumë e mirë asht kandidatura e Senatorit Bob Corker.

Republikani nga Tennessee ka nji përvojë të shkëlqyeme në marrëdhaniet ndërkombëtare dhe ashti nji figurë shumë e përgjegjshme dhe serioze.

Ai kishte me ngritë imazhin e administratës së re.

Corker asht kryetar i Komitetit të Marrëdhanieve të Jashtme në Senatin Amerikan.

Për shkak të kësaj pozite, i ka udhëtue edhe në Kosovë, ku asht takue me udhëheqës shqiptarë dhe asht njoft me situatën dhe zhvillimet në Ballkan.

Kandidati tjetër asht diplomati veteran John R. Bolton.

Ish-Ambasadori i SHBA’ve në OKB, shihet me droje nga shqiptarët si asnji diplomat tjetër amerikan.

Ai asht në fund të fundit, i vetmi diplomat nga SHBA që ka folë kundër pamvarësisë së Kosovës.

Për me pa tekstin e plotë klikoni KETU

 

diplomati-2222-730x440-650x358