Cilat janë dy shtetet që po e bllokojnë Serbinë në rrugën e BE’s!

Edhe mbas tetë vitesh të pamvarësimit të Kosovës nga Serbia, simbas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhanien e nji prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik.

 

Edhe në bisedimet pesëditore që zhvillohen prej vitesh me ndërmjetësimin e BE’së, të dyja palët nuk kanë arritë me gjetë nji ujdi për këtë temë.

 

Njoftimi mbështetet edhe nga mediat vendase në Kosovë e Serbi.

 

Megjithëse kishin ra dakord që para nji viti, bisedimet kanë deshtue për shkak të grindjes për pronësinë e Telekomit.

 

Simbas DPA’së, për shkak se nuk ka përparime në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të dukshme si në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini ashtu edhe Londra bllokojnë afrimin e matejshëm të Serbisë me BE.

 

Gjermania e Britania e Madhe kanë pengue këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftue edhe gazeta serbe, “Novosti”.