Kush janë faktorët e vetvrasjeve në Kosovë!

“Nuk i kalojmë shifrat botnore, mirëpo për neve si fenomen ka qenë numër shumëfish i rritun, dhe mendoj që asht sëmundja aty që ndikon, por në masë të madhe ka ndikue dëshpërimi, sepse që nga mbaslufta e deri tani kemi pasë Qeveri, të cilat kanë premtue shumë dhe kanë krijue pritje të mëdha në popullatë, pritje jo reale për mundësitë e zhvillimit”, ka thanë Sami Rexhepi, njohësi i shëndetësisë, njiherit Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor, për gazeten Fjala.

“Asht rritë shkalla e dëshpërimit për ato e kemi edhe këtë numër shumë të madh të veteranëve të luftës, të cilët kanë krye vetvrasje. Edhe mosha e personave qe e kryejnë këtë akt asht mjaftë shqetësuese, sepse shumica janë në moshë të re”.

“Faktori kryesor simbas meje janë pritjet jo reale, të cilat janë krijue në popullatë. Numri i klientëve tanë që kanë krye vetvrasje asht shumë i vogël”, tha ai.

Rexhpi kallxon edhe cila ishte arsyeja që paraluftës në Kosovë vetvrasjet ishin shumë ma të rralla.

“Mbas luftës asht rrit numri shumë i vetvrasjeve në Kosovë, sepse në të kaluemen feja si dhe shumë gjana kanë qenë mekanizma mbrojtës dhe nuk ka pasë numër të madh të vetvrasjeve siç i kemi sot”, tha Rexhepi.