Kush janë ftyrat e terrorit që kercënuen Ballkanin!

Dokumente të besueme të shërbimeve informative të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë zbulue detaje tronditëse për pjesëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët vitin e kaluem me anë të nji video-incizimi kanë kercënue vendet e Ballkanit Perëndimor.

Akterët e videos me titull “Krenaria asht në xhihad, mesazh ballkanasve”, i cili fton myslimanët me ju bashkue në “luftën e shejtë”, dhe nëse nuk munden, me luftue atje ku janë, shkruen “Nezavisne Novine”, përcjellë Lajmi.net.
Nji pjesë e listës ka rrjedh edhe ma herët, mirëpo tash kjo e përditshme boshnjake publikon emna të ri, si dhe detaje të shumta që posedojnë shërbimet informative të Bosnjës.

Në shumicën e rasteve bahet fjalë për shtetas të Bosnjës, por në mesin e tyne ka edhe persona nga Serbia, Mali i Zi, Shqipnia dhe Kosova.

Disa nga ta tashma janë vra në luftime, kurse fati i të tjerëve nuk bahet i ditun.