Kush janë ‘kamikazët’ e kompanive publike n’vend!

Militantët partiakë në borde po i shkatërrojnë kompanitë publike ma strategjike të vendit, shkruen Zëri.

Të ndikuem direkt nga partnerët e koalicionit qeverisës, ata kanë zgjedh menaxhmentin e ndërmarrjeve në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

Kompanitë publike ma strategjike të vendit kanë marrë tatëpjetën financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit për zhvillimin e tyne.

Rrugën e tyne drejt “humnerës” po e trasojnë parterët e koalicionit qeverisës, të cilët në Bordet e këtyne ndërmarrjeve kanë dërgue militantë partiakë dhe jo ekspertë.

Anëtarët e bordeve, të mvarun nga politika, kanë përzgjedh menaxhmentin në bazë të preferencave partiake dhe jo profesionale.

Ndërkombëtarët po u kërkojnë partnerëve të koalicionit qeverisës që me i largue militantët partiakë nga bordet e kompanive publike, tue i zavendësue të njajtit me ekspertë të pamvarun.