Kush janë ministrat me kerret ma të shtrejta e kerret ma të lira!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni prinë nga ministrat tjerë me kerrin ma të shtrejtë.

Hyseni posedon nji kerr të Tipit Audi të cilën ka deklarue se e ka ble 39 mijë euro.

Mbas tij, pason ministri i Diasporës, Valon Murati me kerrin ma të shtrejtë.

Murati ka deklarue se posedon kerr të tipit Volswagen të cilën e ka ble prej 19 mijë euro.

Kerr të shtrejtë posedon edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Ai ka deklarue se posedon kerr të tipit ML 320, të cilën e ka ble në vlerë prej 17.800 euro

Punët mirë me kerre ka deklarue se i ka edhe ministri i Integrimit Europian,
Bekim Çollaku i cili posedon dy kerre.

Por ai nuk ka specifikue llojin e kerreve që posedon.

Në deklarimin e pasunisë ai ka deklarue se kerret që i posedon janë të vitit 2013, ku njanën e ka ble 16.900 dhe tjetrën 15. 500 euro, shkruen ORAinfo.

Mbas tij, radhitet ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e cila ka deklarue se posedon kerr të tipit Mercedes E 32, të cilën e ka ble në vlerë prej 9500 euro

Ministri i Shendetësisë Imet Rrahmani ka deklarue se posedon kerr të tipit Mercedes E Class, të cilën e ka ble 7 mijë euro.

E ministri i cili mban kuletën e shtetit, ai i Financave, Avdullah Hoti, ka deklarue se ka kerr ma solid krahasue me ministrat tjerë.

Hoti ka deklarue se ka kerr të tipit Opel Vectra, të cilën e ka ble 5.800 euro.

Ministri i FSK’s, Haki Demolli ka deklarue se ka kerr të tipit Opel Zafira, të cilën e ka ble 5 mijë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklarue se ka kerr të tipit Opel Astra të cilën e ka ble në vlerë prej 5 mije eurove.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe ai i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi nuk i kanë specifiku tipin e kerreve që i posedojnë, përveç se kanë cek vlerën e tyne dhe që të dy kanë deklaru se kerret i kanë ble nga 4.500 euro.