Kush janë mysafirët e padeshiruem që po shkojnë natën të Shpend Ahmeti!

Banorët e banesave të uzurpueme në lagjen Dardania të Prishtinës, perseri mbramë ja kishin msye kryetarit Shpend Ahmeti, për me takue në shtëpinë e tij, në shejë proteste për largimin e tyne nga këto objekte banimi.

Simbas Ahmetit dikush asht tue i nxit banorët e këtyne banesave për me i shkue te shtëpia.

Këtë e ka ba të ditun vetë i pari i kryeqytetit, përmes nji postimi në Twitter.

“Mbramë rreth orës 21:00 prapë te shtëpia erdhën familjet e Dardanisë. Prapë i kishte gënjye dikush”, ka shkrue Ahmeti, tue aludue se kjo vizitë e papritun e këtyne banorëve në shtëpinë e tij erdhi si pasojë e propagandës që po bahet ndaj tij në lidhje me këtë rast.

Ndryshe, po sot, degët e LDK’s në Prishtinë kanë kërkue që banorët e debuem nga banesat në Dardani të strehohen në banesat kolektive të ndërtueme në Hajvali, tue e akuzue Kryetarin Ahmeti se nuk po provon me ju ba zgjidhje këtyne banorëve që LDK ju referohet si “hallexhij”.

 

shpendiiiitwett