Cilat janë vendet ma paqësore në botë? Ku radhitet Kosova! (dokument)

Institutit për Ekonominë dhe Paqen ka publikue raportin vjetor për vendet ma  paqësore në botë, ku theksohet fakti i përparimit dhe i rritjes së qetësisë në Kosovë dhe Vietnamit, pamvarësisht konflikteve që kanë kalue këto shtete.

Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele “tepër të nalta” të paqes, 8 prej tyne gjenden në Europë, ndërsa Japonia (e nanda në renditje), Kanada (e teta) dhe Zelanda e Re (e katërta), janë ata që shtohen nga tanë bota.

Kosova asht rendit në vendin e 77, por theksohet fakti i rritjes së sigurisë.

Shqipnia në raportin e këtij viti renditet në vendin e 54 në botë, ndërsa para saj renditet Koreja e Jugut.

Po vendet ma të fuqishme të botës? Britania e Madhe ndodhet vetëm në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkueme janë të 103’tët në botë.

Ky fakt theksohet në këtë raport, ku thuhet se siguria në SHBA asht ma e ulët se në vende si Botsvana, Kuvajti, Maroku, Kazakistani, Vietnami, Angola dhe Burkina Faso

Çdo vendi i janë dhanë 5 pikë për paqen (sa ma i ulët ky vlerësim, aq ma i naltë asht niveli i paqes), i përcaktuem nga analizat e 23 faktorëve të ndame në tri kategori: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqni, konfliktet e mbrendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi.

Islanda rezulton të jetë “kampionia” e vendeve ma të sigurta të botës.

Me nji vlerësim prej 1.192 pikësh, ishulli europian renditet në majën e botës për shkak të mungesës së konflikteve të mbrendshme dhe influencës së atyne ndërkombëtare, por edhe për shkak të gjendjes së qetë të shoqnisë së saj.

Nji tjetër vend nordik, Danimarka zanë vendin e dytë, me nji vlerësim prej 1.246 pikësh, ndërsa Austria plotëson “podiumin” e ma të sigurtëve në botë, me 1.278 pikë.

 

 

vendettttt