Kush janë zyrtarët që paguhen ma së shumti n’vend!

Nji punëtor në Autoritetin e Aviacionit Civil paguhet mesatarisht 1.923 euro.

Në fakt, ky agjencion i pamvarun, i prin listës se institcioneve me pagat ma të nalta në Kosovë, simbas hulumtimit të fundit të institutit ‘GAP’ “Institucionet dhe agjencitë e pamvaruna”.
Listën e pason Kuvendi i Kosovës me pagë mesatare prej 1.535 euro, Agjencia Kosovare e Privatizimit – 1.421 euro, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – 1.307 euro, Gjykata Kushtetuese – 1.254 euro, Zyra e Rregullatorit për Energji – 1.218 euro dhe Universiteti i Prishtinës me pagë mesatare mbi 1 mijë euro.