Kush ka me ba homazhe sot në Prekaz?

Përfaqësues të institucioneve, subjekteve politike e qytetar, edhe sot bajnë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhet po bahen me rastin e 18 vjetorit të epopesë së UÇK’s.

T’parët që kane me ba homazhe simbas njoftiit janë delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me kryetarin Visar Ymerin, të cilët ma mbas kane me vizitue edhe familjen Jashari.

Mbas tyne, homazhe ka me ba edhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK’s Haki Demolli, dhe komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahman Rama, bashkë me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK’s, dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Homazhe në Prekaz kane me ba edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe nji grup i të rive i shoqnuem nga anëtarët e organizatës “Kosova për Sanxhakun”, të cilët ma vone kane me vizitue edhe familjen Jashari, ku kane me u prit nga Rifat Jashari.