Kush ka me protestue të Merkurën dhe për çka n’Prizren!

Të Merkurën në Prizren me organizim të 10 organizatave jo qeveritare (Autostrada Biennale, DokuFest, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Legatum, Fondacioni Lumbardhi, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Institute for Sustainable Development of Youth, Instituti Demokratik i Kosovës, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare, X40 – 40 Bunar) do të organizohet nji protestë.

Protesta organizohet për me kërkue llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren,

Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të krejtë përgjegjësve institucional qe me mosveprimin e tyne shkaktuen tragjedinë.

Protesta do të mbahet më 15 Qershor 2016, e Merkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon n’orën 12:00.