Kush ka me zavendësue Hashim Thaçin?

Shkuemja e Hashim Thaçit në Presidencë dhe lania e dy pozitave të randësishme në kabinetin Qeveritar Mustafa, ka ba që dy partnerët e koalicionit PDK-LDK me fillue diskutimet për ndryshime, gjegjësisht për formatizim të Qeverisë.

Gazeta Blic ka mësue edhe emnat se kush ka me ardhë në postin e Ministrit të Jashtëm dhe në atë të zavendëskryeministrit.

Postin e zavendëskryeministrit, të cilën deri dje e mbante Hashim Thaçi, mundet me ju besue nënkryetarit te PDK’s, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme me ardhe zavendëskryeministri i deritashëm nga radhët e LDK’s, njiherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Këto burime bajnë të ditun se në vend të tij, në postin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çashtjeve Jorezidente, ka me ardh zavendësi i Hashim Thaçit, Petrit Selimi.

Rrokadë mund të bahet edhe me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Merret vesh se Memli Krasniqi mundet me kalue në krye të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, pozitë të cilën tash e mban Skender Hyseni i LDK’s.

“Ministria e Mbrendshme, që e mban LDK, ka gjasa me i kalue PDK’s, derisa të Jashtmen me marrë LDK”, thonë këto burime.