Kush ka porositë Kosovën që me pas kujdes nga çdo marrëveshje me EULEX!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhanë sot “dritën e gjelbër” vazhdimit edhe për dy vite të mandatit të EULEX’it në Kosovë.

Përkundër debateve të ashpna në Kuvend, 86 deputetë i thanë po vendimit të Qeverisë që ky mision me veprue në Kosovë.

Mirëpo, ish-prokurorja e EULEX’it, Maria Bamieh, ka paralajmërue që me pas kujdes nga EULEX’i.

“E nderuar Kosovë. Kini kujdes nga çdo marrëveshje me EULEX’in! Ata nuk janë organ juridik. Ligjshmënia e marrëveshjeve të tilla asht shumë diskutabile!”, ka qenë mesazhi i saj.