Kush ka skepticizëm për tryezen e Demarkacionit!

Partitë politike opozitare nuk presin rezultate konkrete nga tryeza profesionale-shkencore që ka me u organizue rreth demarkacionit me Malin e Zi, pamvarësisht se kane me u shpalos edhe aty argumente se Kosova humb territor.

Kryesia e Kuvendit tashma ka caktue datën 3 Gusht, në të cilën do të mbahet tryezë profesionale-shkencore lidhun me çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi, në bazë të kërkesës nga nji numër i deputetëve, i primë nga deputeti i LDK’s, Shpejtim Bulliqi, i cili asht kundërshtar i madh i Marrëveshjes aktuale për Demarkacionin, shkruen gazeta “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ata gjithmonë kanë qenë pro debatit, tue thanë se nuk asht kundër kësaj tryeze.

“Sa i përket debatit të caktuem nga Kuvendi, na në vazhdimësi kemi qenë të gatshëm për debat dhe që anëtarët e Komisionit Shtetnor, por edhe zyrtarë të tjerë, të ballafaqohen me krejt palët e interesueme. Do të ofrohen të gjitha dokumentet dhe materialet e nevojshme që të sqarohet kjo çashtje dhe që më pas të vazhdohet me proceset”, asht shpreh Mustafa, por tue përjashtue mundësinë që të kërkohet rishikimi i marrëveshjes, meqë, simbas tij, nuk janë ba gabime në këtë proces.