Kush po don zgjedhje, para reformës zgjedhore!

Partitë politike janë nda dysh rreth reformës zgjedhore.

Koalicioni qeverisës mendon se duhet me u ba reforma zgjedhore, pastaj të organizohen zgjedhjet, derisa, opozita mendon se asht e kundërta, njiherë zgjedhjet e pastaj nisja e nji reforme zgjedhore të mirëfilltë.

Zanat të cilët po kerkojnë zgjedhje të parakohshme janë rritë kohëve të fundit në Kosovë.

Ato po shihen si zgjidhje e krizës politike në vend.

Mirëpo, para se të zhvillohen zgjedhjet në vend, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisë nji iniciativë për reformë zgjedhore.

Por, këtë iniciativë po e kundërshtojnë partitë parlamentare opozitare, të cilat po e quejnë farsë nismën e kreut të shtetit.

Thonë se në Kosovë së pari duhet të zhvillohen zgjedhjet, e pastaj të hyhet në nji reformë zgjedhore të mirëfilltë, meqë nji gja e tillë kerkon kohë, e simbas tyne, aktualisht nuk ka kohë për reformë të mirëfilltë, shkruen Zeri’.