Kush po e kerkon dorëheqjen e Agim Bahtirit!

Iniciativa Qytetare për Veprim organizon akcion simbolik përpara komunës së Mitrovicës, ku do të kerkohet përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhana për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Simbas nji njoftimi të kësaj iniciative, kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme ka dhanë premtime që nëse nuk largohet barrikada mbi lumin Ibër deri më 15 Qershor 2016, ai ka me dhanë dorëheqje.

“Na sot kerkojmë nga ai që ta mbaj fjalën dhe të japë dorëheqje. Dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri mund ta mbante nga tana premtimet që i ka ba deri sot, e nuk e ka realizue asnjanin nga to”, thuhet në komunikatë.