Kush po e paraqet Kosovën vend të ekstremizmit!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se ekstremistët duen ta anmiqësojnë botën dhe me i shkatërrue kulturat botnore.

Këto komente, kreu i Kuvendit i ka ba në mbylljen e konferencës ndërfetare të mbajtun në Prishtinë, “Interfaith Kosova”.

Veseli ka thanë që religjioni asht vlerë dhe jo instrument i ekstremistëve .

“Republika e Kosovës asht nji vend i vogël, por ka pasë rastin me trashëgue nji traditë të mirëkuptimit dhe jetesës së perbashkët të religjioneve të ndryshme,” ka thanë Veseli.

Kryetari i PDK’s, ka përmend vlerat e shoqërisë kosovare duke marr shkas edhe nga ngjarjet historike që sipas Veselit e pasurojnë kulturën tonë dhe jetesës në tolerancë.

Në këtë ekspoze nuk ka mbet pa u përmend edhe artikulli i shumë përmendun i New York Times për Kosovën, ku cilësohet si vend i plleshëm me ekstremizmin.

Këtë raport e Veseli e ka quejtur paragjykues dhe si rezultat i disa njerëzve që me qëllim apo pa qëllim po e portretizojnë Kosovën kështu.

“Kohëve të fundit jemi përball me nji tendencë herë të qellimshme herë jo për ta paraqit Kosovën si vend të plleshëm për ekstremizmin. Kjo nuk asht e vërtetë, asht perceptim, paragjykim dhe kjo kurrë nuk i ka kontribue paqes mes njerëzve”, ka shtue ai.

Simbas tij, Republika e Kosovës mbetet e përkushtueme në luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe aleatët tanë na kanë përgëzue për rezultatet në këtë luftë.