Kush po e perkrahë Theresa May me u ba kryeministre e Britanisë!

Ministri i jashtëm britanik, Philip Hammond e ka përkrah kandidaturën e Theresa May për me u ba kryeministrja e ardhshme e vendit, tue thanë se ajo e posedon nji dozë të pragmatizmit që do ofronte divorcin ma të mirë të Britanisë me Bashkimin Europian, raporton Reuters.

May, politikanja që ka shërbye ma së gjati si ministër i mbrendshëm mbrenda 100 vjetësh, ka mundësitë ma të mëdha me zavendësue David Cameron prej muejit Shtator kur ky i fundit ku ka me u largue nga posti i kryeministrit.

Cameron ka dhanë dorëheqje mbas referendumit të 23 Qershorit kur britanikët votuen që vendi i tyne me dale nga BE.

Rivalët e May janë Andrea Leadsom dhe Michael Gove, të dy zyrtarë që kanë ba fushatë për largimin e Britanisë nga BE.