Kush po e quen kiks politik kungimin e Thaçit e të Mustafës

Avokati Arianit Koci ka komentue kungimin e Hashim Thaçit e Isa Mustafës, tue thanë se ma shumë ishte kiks politik se sa veprim i matun e diplomatik. Koci ka kallxue edhe pse bahet kungimi tue thanë se nji veprim i tillë bahet vepër nga katolikët.

Reagimi i plotë:

Besoj në Zot dhe në esencë e ndiej vetën edhe katolik edhe musliman. Sa katolik po aq edhe musliman.

Në fakt nuk kam mundësi tjetër, edhe po të doja.

Jam i pagëzuar dhe në kishë e kam emrin Engjēll. Prindërit kanë dashur ta kemi emrin shqip – Arianit. Prandaj, i kam dy emra!

Si fëmijë i lindur prej babës katolik dhe nënës muslimane, vajzë e hoxhës së respektuar në rrafshin e Dukagjinit – mulla Bajram Broqi, jam rritur në një ambient fetar dhe mjaft tolerant. Aq sa dhe si perceptohet dhe kuptohet toleranca në mentalitetin tonë. Në anën tjetër Marku, gjyshi nga ana e babës është shkolluar për prift, edhe pse kurrë nuk ka shërbyer si meshtar.

Besoj në Zot dhe në esencë e ndiej vetën edhe katolik edhe musliman. Sa katolik po aq edhe musliman.

Në fakt nuk kam mundësi tjetër, edhe po të doja.

Sidoqoftë, edhe pse i pagëzuar, kurrë nuk jam kunguar, edhe pse në aspektin normativ dhe formal, për shkak të pagëzimit, jam katolik. Ka shumë arsye, por arsyeja kryesore është se për momentin, nuk po ndiej nevojë me u kungu.

Prandaj, nuk po e kuptoj se si dikush ndien nevojë me u kungu, pa qenë katolik dhe në kundërshtim me rregullat kishtare.

Rrëshqitie frojdiane, kiks politiko – diplomatik apo diçka tjetër?