Kush po e sulmon e kush po e lavdon Edi Ramen n’Amerikë!

edirama

Kryeministri Edi Rama ja ka dalë të jetë në qendër të diskutimeve në SHBA mbas komenteve të tij për kandidatin republikan, Donald Trump.

Tue e quejt Trump nji turp të qytetërimit tonë, Rama ka pushtue mediat amerikane.

Nuk ka vonue shumë dhe ka ardh nji reagim aty ku pritej, nga stacioni konservator, Fox News.

Deklaratat e Ramës janë kritiku nga ish-zadhanësi i Pentagonit, J.D Gordon.

Ky i fundit gjatë nji interviste televizive për Fox Business, ka thanë se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq nji parlament të korruptuem dhe se asht i lidhun me korrupcionin.

Ma tej ai kujtoi miqësinë e Ramës me Goerge Sorros.

“E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuem nderi në dasmën e tij. Edi Rama, kryeministri i Shqipnisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që perban rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili asht në krye të nji parlamenti të korruptuem, që asht i lidhun me korrupcionin. Na duhet t’ju themi këtyne liderave europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të mbrendshme”, tha ish-zadhanësi i Pentagonit.

Faqja e njohun amerikane, Inquisitr, nji prej ma të klikuemve në vend, e vlerëson Edi Ramën mbas komenteve të tij për Trump.

Faqja në pronësi të nji izraeliti, shkruen: “Kryeministri Edi Rama e ka marrë detyrën në Shtator të vitit 2013.
Ai ka pasë nji karrierë të ndryshme politike, që e ka origjinën e saj në lëvizjen për demokraci në Shqipni, që solli edhe ranien e regjimit komunist”.

“Nji figurë e naltë politike, ai ka dhanë kontribut të madh për artet, sportin dhe arsimin në vendin e tij”.