Kush po e ‘vret’ në heshtje Luginën!

Për çdo ditë nga Lugina e Preshevës po ikin shqiptarët në drejtim të Kosovës, por edhe në drejtim të vendeve të BE’s. Perderisa Prishtina dhe Tirana po bajnë “sehir”, nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmënia politike shqiptarët e Kosovës Lindore po e perjetojnë “eksodin e heshtun” që po i shkon për shtati politikës në Beograd.

E për këtë shqiptarët në Luginë po e fajësojnë Kosovën dhe Shqipninë se nuk po gëzojnë përkrahje nga to.

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thanë se ka intensifikue takimet me institucionet e Republikës së Kosovës me qëllim të zgjidhjes së problemeve që ata kanë.

E ndihmë ma të madhe atyne u ka premtue edhe presidenti Hashim Thaçi, por mbasi Kosova të integrohet në BE, që i bije mbas nji dekade.

Pamvarësisht këtyne, kryetari i Preshevës vlerëson se vetëm komunikimi me qeverinë e Serbisë mund t’ja kthejë jetën Luginës.