Kush po e zhgenjen ambasadorin amerikan n’Kosovë!

Tentimi për me i prish marrëdhaniet e Kosovës dhe Malit të Zi po shfrytëzohet nga disa persona vetëm për interesa politike.

Kështu ka deklarue ambasadori i Shteteve të Bashkueme t’Amerikës, Greg Delawie, gjatë nji interviste dhanë “Radio Europa e Lirë”.

Ndonëse diplomati amerikan nuk përmendi akcionin e disa deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes”, të cilët para disa ditësh vendosën stemën e Republikës dhe flamurin kombëtar në territorin e Malit të Zi, ai tha se Deparamenti Amerikan asht pajtue që ky demarkacion të jetë përfundimtar.

“Jam i zhgënjyem që njerëzit po e shfrytëzojnë këtë çashtje, po përpiqet me u grind me Malin e Zi që asht vend miqësor dhe përkrahës i Kosovës, për përftime politike.

Departamenti i Shtetit shqyrtoi këtë çashtje në Dhetor dhe doli në përfundim se kufini asht i njajti me atë të vitit 2008.

Komisioni ndërkombëtar e vlerësoi këtë në Fror dhe Mars, dhe vendimi i tij ishte se ishte i saktë”, ka thanë ai.

Diplomati amerikan ma tej thotë se kufini i shënuem nga Komisioni qeveritar asht identik me kufinin që ka ekzistue në mes të Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 1974.

“Asht kufini në bazë të cilit Kosova e ka shpallë pamvarësinë e saj në vitin 2008”, asht shpreh ai.