Kush po fajësohet për deshtimin e shqiptarëve në Mal të Zi

Shqiptarët në Mal të Zi kanë arritë me sigurue vetëm nji vend në parlament mbas zgjedhjeve të fundit, të mbajtuna para pak ditësh.

Përfaqësues të subjekteve shqiptare atje kanë thanë se arsyeja kryesore, sa i takon këtij dështimi, ka qenë shpërndamja e listave të subjekteve politike.

Mirëpo nji pjesë të fajit lidhun me këtë çashtje, simbas tyne, e bart edhe Kosova mbasi që, ashtu si ata janë shpreh, ajo nuk ka kontribuue asnjiherë në përafrimin e pakicës shqiptare në këtë shtet.

Pamvarësisht kësaj, njohësit e rrethanave politike në Kosovë e Shqipni vlerësojnë se rezultati jo i mirë ka ardh si pasojë e mosunitetit të palës shqiptare.

Andaj, nji gja e tillë, si pretendojnë ata, do t’u kushtojë mjaft shumë shqiptarëve.

Ma tutje, analistët politikë e kanë cilësue si katastrofal rezultatin e zgjedhjeve të fundit, të mbajtuna në Mal të Zi.