Kush po i njofton ambasadorët e Quintit për Luginën e Diellit!

Me iniciativë të ministrit të Kosovës për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtic, në Prishtinë asht mbajt takimi me ambasadorët e shteteve të Quintit (SHBA, Britani, Gjermani, Itali dhe Francë) për temën e kthimit dhe të integrimit të personave të shpërngulun dhe për projektin e “Luginës së Diellit”.

Simbas kumtesës që e përcjell tanjug Jevtic ka thanë se procesi i kthimit nuk asht aspak i lehtë dhe se në këtë rrugë dalin mija pengesa , simbas tij që nga pasunia e uzurpueme deri problemi i dokumenteve personale, sigurisë e shumë të tjerë.
Ai ka thanë se brengoset edhe ma shumë mbasi procesi i kthimit, simbas tij, por merr konotacion politik dhe ka shtue edhe mbas 17 vjetësh po flitet ende kush mund dhe kush nuk mund të kthehet.
Jevtic ka kërkue përkrahjen e shteteve të Quintit në Kosovë për zgjidhjen e kësaj çashtje që ai e quen të randësishme.

Përfaqësuesve të shteteve të Quintit dhe të BE’s Jevtic u ka thanë se do t’i falënderohej shumë nëse do të mund të ndihmonin që kthimi të jetë temë relevante dhe po të formohej grupi punues për kthimin në vende të caktueme si janë për shembull Gjakova, Zveçani etj.

Vendet e Qunitit, simbas kumtesës, kanë shfaq gatishmëni për përkrahje politike në këtë proces.