Kush po kerkon ndihmë për familjen e Xhenetës!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK’s, Blerta Deliu-Kodra, nga foltorja e Kuvendit, i ka ba thirrje institucioneve që me ju ofrue qytetarëve ambient të sigurtë.

Ajo ka thanë se rasti tragjik, i humbjes së jetës së 3-vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi, nuk duhet të politizohet por organet përkatëse duhet të bajnë hetime që të gjendet shkaku i vërtetë i kësaj tragjedie.

“Nuk guxojmë n’asnji rast me politizue këtë rast. Mendoj se policia duhet me hetue dhe me dalë me përfundime dhe të dihet saktë se çfarë ka ndodh”, tha Deliu.

3-vjeçarja, Xheneta Gashi humbi jetën, mbasi u zu nën rrënojat e shtëpisë ku jetonte, e cila ishte nji shtëpi e vjetër e vendosun në Qendrën Historike të Prizrenit.

Deputetja Deliu-Kodra ka kërkue nga institucionet me ndihmue nanën e Xhenetës.

 

blertaaaa