Kush po provon me i bashkue sot liderat e partive n’Kosovë!

Gjatë ditës së sotme pritet me u takue kryetarët e partive politike për me miratue nji draft deklaratë në të cilën kanë me u zotue se kanë  me punue së bashku për me zgjidh çashtjen e marrëveshjes për shenimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Burime të Express bajnë të ditun se, sot, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri kanë me u takue për me i dhanë nji zgjidhje çashtjes së demarkacionit që kishte me i hapë rrugën liberalizimit të vizave për Kosovën.

Iniciatori i këtij takimi asht Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik, i cili tha se sot po provohet nji takim i mundshëm me liderat politikë.

“Po provojmë dhe momentalisht nuk mundem me konfirmue saktë këtë takim” tha Rashiti për Express.

Ky takim vjen si pasojë e disa takimeve të maparshme që janë mbajt nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës për me arritë nji konsensus.

Në takimin e fundit që u mbajt më 15 Shtator u miratue nji draft ku pozita dhe opozita zotohen se kanë me punue bashkë për Demarkacionin.

 

 

liderattakimiii