Kush po thotë se asht rrxue nji avion me drogë në Durrës!

Ish Ministri i Mbrendshëm, Flamur Noka foli shkurt në parlament pak minuta ma parë për me thanë se në Durrës ka ra nji avion me drogë.

Noka nuk dha detaje për atë që ka ndodh, por saktësoi se ngjarja ndodhi pak minuta ma parë në Durrës.

Nga policia nuk ka asnji njoftim për ranien e nji avioni, raportojne mediat nga Shqipnia.