Kush po thotë se gazi lotsjellës ka pengue ardhjen e investitorëve të ri në Kosovë

gazi kuvend

Jostabiliteti politik në Kosovë po ndikon edhe te investitorët e huej dhe nga kjo gjendje pasojat ka me i mbart ekonomia e përgjithshme eKosovës, thonë ekspertë për çashtje ekonomike, por edhe zyrtarë të Qeverisë.

Kryeshefi egzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, për Radion Europa e Lirë tha se gjatë takimeve me investitorë të interesuem për afarizëm me Kosovën, gjatë këtij viti nuk asht përmendë situata politike si problem.

Por, vitin e kaluem, thotë ai, ka pasë raste që zhvillimet apo gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës kanë pengue ardhjen e investitorëve të huej në Kosovë.

“E kam fjalën për gazin lotsjellës që ishte në Kuvend gjatë vitit të kaluem, pamundësinë për të mbajtë mbledhjet e rregullta, për të shqyrtue dhe miratue ligjet e ndryshme, veçanërisht, siç ishte Ligji për Investimet strategjike.

Në anën tjetër, mund të them se nuk kemi ndonji investitorë të madh, i cili asht largue nga Kosova për shkak të situatës politike në Kosovë”, thotë Mustafa.

Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës asht përdorë për shtatë muej me radhë, tue pamundësue në këtë mënyrë mbajtjen e seancave të paralajmërueme.