Kush po thotë se Ligji për Trepçën asht kërcënim për sigurinë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikovic ka kërkue sot nga komandanti i KFOR’it, gjeneral Major Giovanni Fungo që forcat ndërkombëtare të ndërmarrin tana masat për ruejtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ka njoftue ministria serbe e Mbrojtës.

Dikovic gjatë takimit me Fungon në Nish ka vlerësue se vendimi i autoriteteve në Kosovë “për marrjen e kombinatit ‘Trepça’ paraqet kërcënim për situatën e gjithëmbarshme të sigurisë në Kosovë”, transmeton lajmi.net.

Simbas tij, KFOR duhet me krijue siguri për tanë qytetarët e Kosovës.

Dikovic dhe Fungo janë takue sot për herë të parë që nga marrja e funksionit të komandantit të KFOR’it nga italiani dhe kanë bisedue për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet ushtrisë serbe dhe KFOR’it.