Kush po thotë se Murat Meha duhet me u arrestue për tradhti kombëtare!

Ish-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thanë se Murat Meha, kryetar i Komisionit qeveritar për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duhet me u arrestue për tradhti kombëtare.

Simbas Malokut, as dorëheqja e Murat Mehës nuk duhet me u pranue.

“Po dalin disa zana qe Murat Meha me dhanë dorëheqje! Jo dorëheqje, Murat Meha se bashku me nënshkruesit e Marrëveshjes për Demarkacionin të arrestohen me akuzë: për tradhti kombëtare”, ka shkrue Maloku në llogarinë e tij në Facebook.

Ditëve të fundit janë shtue zanat që thonë se vija kufitare me Malin e Zi asht ba në dam të Kosovës.