Kush po thotë se opozita e ka humb fuqinë e saj!

opozitaa

Njohësit e çashtjeve politike në vend, Behxhet Shala dhe Nexhmedin Spahiu kanë folë për ndasitë që kanë tri partitë opozitare në mënyrën e kundërshtimit të demarkacionit me Malin e Zi mbas paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje për protestë gjithëpopullore më 1 Shtator.
Simbas këtyne analistëve, opozita tanima e ka humb fuqinë goditëse që e ka pas ma herët, mbasi ata thonë se janë kriju dy rryma që kanë nji qëllim të përbashkët, por rruga deri te qëllimi i dallon, shkruen “Epoka e re”.

Shala dhe Spahiu i kanë ftue tri partitë opozitare t’i lanë çashtjet personale, por të bashkohen në kauzën e tyne të përbashkët.