Kush prej Opozites ja kthen fort Lutës!

Deklaratave të Lutfi Hazirit të dhana ekskluzivisht për Televizionin Rrokum se opozita në Kosovë asht e drejtueme kah Rusia, i asht përgjigj sekretari i AAK’s, Valon Tolaj.

Ai në nji shënim në Facebook, tue ironizue me deklaratën e Hazirit, ka theksue se edhe NATO asht “hallakat” nga kjo deklaratë.

Ky asht shenimi i plotë i Tolajt:

 

Deklarata “bombe” qe edhe NATO-n e ka hallakat…
Lutfi Haziri: “Definitivisht mane në mend, jemi gjallë dhe ky vend ka me konstatuar: Ajo që ka ndodhë vitin e kaluar dhe pretendohet të ndodhë këtë vit, është agjendë ruse në Ballkanin Perëndimor”

Shoku Lute, qe agjendat ruse ne Kosove:
1. Forcimi i Serbise ne Kosove ( permes Asociacionit)
2. Pengimi i formimit te Ushtrise se Kosoves
3. Versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi, qe nese vendoset si model, do te na sjell kufirin me Serbine gati ne Prishtine.
4. Braktisja e vendit nga mbi 150 mije qytetar ( kryesisht te rinje) brenda me pak se dy vjeteve.
5. Formimi i celulave terroriste dhe krijimi percepsionit antiamerikan.

Per te gjitha keto, keni dhene kontribut te pakrahasueshem deri me tani, qofte direkt apo indirekt.
Te gjitha veprimet protestuese ishin pikerisht kunder ketyre agjendave. Kush zbaton agjenda, besoj ska nevoj per koment ketu.

Tash, pyetja eshte çka ka me ndodh kete vit, edhe qysh po e din Luta ?! Çka s’po dine njerezit …

 

valontolaj